Policia e Kosovës ka kryer bastisje në zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë.
Mësohet se bastisja po bëhet në zyrën e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Sipas burimeve, arsye për bastisje është një kontratë për renovimin e kaldajave në bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, për një kontratë të konsulencës e për një tjetër kontratë me KEDS-in.
Në KEK kanë qenë të paqasshëm në thirrjet e telefonit.
Blloku A5 për çdo ditë jashtë funksionit është duke i kushtuar KEK-ut hiç më pak se 1 milionë euro në ditë.
Pra, KEK-u që nga korriku i vitit të kaluar ka paguar më shumë se 300 milionë euro.
Blloku A5, ka hyrë në funksion në vitin 1975 me një fuqi punuese prej 2010MW në vit.