Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) njofton se është rishpallur konkursi për Bordin e Trustit.
5 anëtarë profesionalë, 1 anëtar përfaqësues të punonjësve dhe 1 anëtar përfaqësues të punëdhënësve.
Komisioni për përzgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Bordit Drejtues të FKPK-së, përbëhet nga nga Guvernatori i përkohshëm i BQK-së, z. Bashkim Nurboja, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme,Vlora Spanca.
Konkursi është i hapur deri më 5 maj 2023, ora 16:00.
Informacionet e plota për këtë konkurs mund të gjenden në faqen e internetit të FKPK-së: