Partia Socialdemokrate, gjatë ditës së sotme ka dorëzuar padi ndaj Agjencionit për Informim dhe Privatësi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Kjo parti ditë më parë ka mbajtur edhe një aksion para objektit të Agjencionit, pasi që kjo e fundit i ka dënuar me 20 mijë euro gjobë për shkelje të privatësisë.
Sipas AIP-së, shkelja e privatësisë është bërë me publikimin e të dhënave në peticionin kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.