Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 24- vjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, ku u vranë mbi 120 civilë.
Haradinaj në Facebook tha se sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur atdheun e për ta ruajtur lirinë , teksa tha se ajo mban emrin e secilit prej tyre.
“Në këtë ditë kujtojmë dhe nderojmë trimërinë, vendosmërinë e sakrificën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare, të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, si dhe gjithë dëshmorët e martirët!Prilli i vitit 1999 për shumë familje të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugë për t’i shpëtuar masakrave nga armiku, u shndërrua në ditë krimi të paparë. Ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan mbi 124 civilë të pafajshëm, duke mos kursyer fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.Sakrifica e të rënëve është gjithëherë motivim për ta dashur Atdheun e për ta ruajtur lirinë – ajo mban emrin e secilit prej tyre”, ka shkruar ai.
Ndyshe edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti do të bëjë sot homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Marec dhe Makoc.