GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

E martë, Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

18/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
E martë, Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ditës së sotme, Parlamenti Evropian pritet të votojë për heqjen e vizave për kosovarët, sipas draft agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve.

Ky votim është i fundit në procesin për heqjen e vizave për kosovarët, dhe do të ndodh sipas procedurës së votimit urgjent propozuar nga eurodeputeti Thijs Reuten, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Këshilli i Ministrave i BE-së votoi më 9 mars pro liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e konfirmuar se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024. E tash, gjithçka është në duart e Parlamentit Evropian.

Sipas njoftimit nga PE-ja, sapo të miratohet liberalizimi në seancë plenare të martën, të nesërmen akti formalisht bëhet ligj, e që nënshkruhet nga presidentja PE-së dhe përfaqësuesi i Suedisë që mban presidencën e BE-së deri më 30 qershor.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian tha se liberalizimi i vizave do të mund të jetësohej edhe nga 1 korriku, mirëpo shteti që aktualisht drejton PE-në, Spanja, nuk është marrë me këtë çështje.

Spanja është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Mua më vjen keq për këtë. Ky është vendim i gabuar por më mirë vonë se sa kurrë. Kështu që po shpresojmë se 1 janari do të jetë data kur edhe shtetasit e Kosovës do shijojnë udhëtimin pa viza në Evropë”, tha Von Cramon për Klan Kosova.

Me marrjen e dritës jeshile për procesin nga Parlamenti Evropian, atëherë vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së: Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti.

Më pas, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe pastaj hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit, në fillim të vitit të ardhshëm. Me këtë përmbyllet i gjithë procesi.

Parlamenti Evropian disa herë që nga viti 2016 ka votuar në favor të lëvizjes së lirë të kosovarëve në Zonën Schengen. Procesi i negociatave për vizat mes Prishtinës zyrtare dhe Brukselit nisi në janar 2012.

Kosova ka plotësuar 95 kritere, që ishin gati dyfishi që iu kërkua vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, e që s’kanë regjim vizash për më tepër se një dekadë.

Kosovarët drejt BE-së do të mund udhëtojnë pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, në çdo periudhë 180 ditore.

Tags: Parlamenti evropian
ShareTweetShare
Previous Post

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Next Post

Horoskopi/ 18 prill 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Next Post
Horoskopi/ 18 prill 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Horoskopi/ 18 prill 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Lajmet e fundit

Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

20/05/2025
Leonardo Gashi paralajmëron këngën e re, vjen me një dedikim për Lelën

Leonardo Gashi paralajmëron këngën e re, vjen me një dedikim për Lelën

20/05/2025
‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

Ngërçi politik e çmimet e rritura, Mustafa i PDK: Kurti po vështirëson jetën e qytetarëve dhe po shuan vende pune

20/05/2025
BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

BE heq sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20/05/2025
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj Ismet Popajt për grisjen e Kuranit në Prizren

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

Hargreaves thirrje partive politike: Formojeni Kuvendin e qeverinë, mos t’ua përcaktojnë të ardhmen të tjerët

20/05/2025
Leonardo Gashi paralajmëron këngën e re, vjen me një dedikim për Lelën

Leonardo Gashi paralajmëron këngën e re, vjen me një dedikim për Lelën

20/05/2025
‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

‘‘Shtet policor’’, Havolli thotë se MKRS ka bllokuar një punishte tjetër në kryeqytet ‘‘me urdhra politik’’

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.