Kur je personazh i njohur në rrjetet sociale, sidomos në Shqipëri, mund ta gjesh veten duke debatuar me ndjekësit për cdo lloj teme, që nga vendimet që merr në jetë, tek mendimet që ke për fenomene të caktuara, madje edhe për mënyrën si po i rrit fëmijët e tu, teksa Klea Huta ka qenë e përfshirë në një “përplasje” me disa ndjekëse në Instagram-in e saj, pikërisht për temë e fundit.
Kështu, e gjitha nisi kur moderatorja publikoi një video nga Dubai ku shfaqej me djalin e saj, Krid, teksa ishte hasur me vështirësi në momentin që po i ndërronte pelenat atij, pasi nuk kishte vende të dedikuara për nënat me fëmijë. Video-ja, sic ka bërë me dije Klea në disa postime të fundit në rrjetin social, ka marrë mjaft reagime dhe mesa duket edhe kritika nga disa gra, që janë si më poshtë, ndërsa për ju që nuk e dini, i biri i artistes është 3 vjec.
“Për çfarë i bëni fëmijët, s’e kuptoj, kur përtoni t’i mësoni?! Cohu o grua natën e ditën e çoje fëmijën në tualet se gjynah.”
“Të drejtë ka komentuesja për Zotin. Nuk është aspak normale që fëmija të jetë me pelena në atë moshë.” e shumë të tjera.
Kaq ka mjaftuar që Huta të reagojë me anë të një videoje, teksa ndër të tjera është shprehur:
“Mua më vjen keq për këta njerëz. As më ndikojnë fare në mënyrën si dua ta rris Kridin e se si dua që të edukohet. Jam e lumtur që ka një komunitet shumë më të gjerë që më shkruajnë – jo se që më mbështesin, sepse nuk kam nevojë për mbështetje në këtë pikë se për fëmijën e di unë se si i bëj gjërat dhe çfarë është më e mira për të – por jam e lumtur që ka njerëz që kanë avancuar, që i rrisin fëmijët jo me dhunë dhe trauma. Që i rrisin fëmijët duke i mësuar që t’i bëjnë gjërat kur fëmija të jetë gati, jo kur duan prindërit.”
Po ashtu bashkanjgitur me video-n ajo shkruan edhe fjalët e mëposhtme, që tregojnë edhe se sa vlejnë këto kritikat e grave të tjera për të, për mënyrën si po e rrit djalin:
Shumë e qartë Klea, shumë e qartë është edhe shkenca në këtë pikë që thotë se çdo fëmijë është i ndryshëm dhe nuk ka një moshë të caktuar në të cilën fëmija duhet që të mos përdorë më pelena. Thjesht prindërit duhet të jenë të durueshëm dhe mbështetës në këtë proces, të bëjnë atë që mendojnë se është më e mira për fëmijën dhe nëse kanë shqetësime, mund të drejtohen gjithmonë tek mjeku pediatër për këshilla.