Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje
Lekaj thotë se LVV do të kujtohet për shkak të shkeljeve kushtetuese.
“Lëvizja Vetëvendosje do të kujtohet për shkak të shkeljeve kushtetuese, po ashtu do të kujtohet për vendime që nuk kanë shkuar në interes të qytetarëve, do të kujtohet edhe për mos investime kapitale”, ka thënë Lekaj për lajmi.net.
Më tutje Lekaj ka thënë se kjo qeveri do të mbahet mend për nepotizëm, familjarizim, dhe për mos punë.
Lekaj thotë se për shkak të veprimeve të Kurtit ai nuk do të votohet përsëri nga ana e qytetarëve.
“Për veprimet që i ka bërë deri më tani, nuk besoj që qytetarët do ta votojnë përsëri Kurtin. Albin Kurti ka ndryshuar edhe dukjen. Kurti dikur ishte patriot ndërsa tash është ligë shumë si kryeministër” ka thënë Lekaj.
Deputeti i AAK-së thotë se tashmë Kurti i ka thënë “PO”, Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.