Ketë Veliu, e bëri të ditur në llogarin e ti ne facebook.
Të nderuar qytetarè të Republikes së Kosoves,
Familjarè, miq dhe bashkëvendas.
Që nga viti 2014, jam rreshtuar politikisht në programin Socialdemokratik, në radhët e NISMA Socialdemokrate, ku me besimin tuaj arrita qe të bëhem zëri i juaj në Kuvendin Komunal në Skenderaj, ku gjatë kësaj kohe jam munduar qe motivi im i punes të jetè vetëm problemet dhe hallet e qytetarëve të Komunës së Skenderajit!
Kosova sot gjendet ne një situate të pa zakontè politike, mbi të gjitha hallet dhe problemet qe përballen qytetarët e Kosovës, sot ballafaqohemi edhe me sfiden e përndjekjes dhe luftës Speciale ndaj vlerave te luftes, thjesht sot Kosova është duke luftuar që gjeneza e saj për liri dhe paqe të ruhet, dhe vlerat të mbrohen, mos tè pèrdhosen.
Në këtë situat është e rëndësishme që t’i bashkojmè forcat dhe të mbrojmè vlerat. Sot është koha dhe momenti të rreshtohemi krahè Fatmir Limajt, i cili èshtè kandidatit për Kryeminister, njeriut të dëshmuar, të Luftes dhe Paqes, njeriut i cili më së miri di t’i mbrojè vlerat dhe interesin e përgjithshëm të atdheut!
Të dashur bashkëvendas,
Në këto zgjedhje unë jam kandidat për deputet te Kuvendit të Kosoves, prandaj kërkoje mbështetjen tuaj, vetëm fuqia e besimit mund të bëhet zë i fuqishëm në Kuvendin e Republikès sè Kosovës, në mbrojtje të vlerave kombètare dhe shtetèrore!
Për mua, sot është krenari të jem në listen për deputet nga Nisma Socialdemokrate, sot e ndjejè vetën të rreshtuar krah Fatmir Limajt, si atëherë kur ushtarët e UÇK-së u betuan dhe u rreshtuan nën komanden e tijè të çeliktè, për të mbrojtur popullin dhe atdheun.
Duke ju falenderuar për besimin dhe mbështetjen sot une kërkoj nga ju mbështetjen tuaj nè kètè mènyŕe hallet dhe problemet tuaja do degjohen ne Parlamentin e Republikes sè Kosovès.
Me respekt
Beqir Veliu #44
NISMA Socialdemokrate