Imami Mazllam Mazllami gjatë kësaj jave mori shumë vëmendje për shkak se mori një veturë luksoze nga ‘xhemati’ i tij dhe për shkak se e gjithë ajo çoi edhe në një spirale dhune. Por, përkundër një paraqitjeje të moderuar së fundi, duket se imami kishte komente përdhosëse ndaj flamurit kombëtar.
Vetura që e pranoi ky imam para disa ditësh bëri që të shpërthenin komentet e ndryshme në rrjete sociale. Mes këtyre komentuesve ishte edhe gazetari Valon Syla, që dyshohet se e pësoi keq pikërisht shkaku i çështjes në fjalë.
Kjo nxiti edhe një debat tjetër në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe mosdurimit.
Por, pikërisht urrejtëse dhe mosduruese duken disa komente të z. Mazllami që janë publikuar në platformën TikTok, raporton Nacionale.
“Kjo është harrën, leckë, bezë,” – thotë z. Mazllami derisa kap flamurin kombëtar shqiptar me duar.
“Na nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj!” – dëgjohet derisa shton ai. Mazllami po ashtu shprehet se edhe po të mos vendosej flamuri kuq-e-zi për 28 nëntor “nuk do të bëhej kijameti”.
Në këtë video, ai ka komente edhe për dëshmorët duke folur në mënyrë mjaft të rëndë.
“Shehid nuk bihet qysh po thotë dikushi… plot shehida jemi ba. U mushë Kosova dëshmorë.” – nis komentin e tij z. Mazllami.
“E lus Allahun që këta që na kanë ra dëshmorë ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkrujmë dëshmorë e ju vëmë pllakata, pas pesëdhjetë vjete krejt jau thejmë ato.” – vazhdon ai.
Më tutje, ai përmend edhe himnin kombëtar shqiptar duke iu shtruar pyetje ndjekësve të tij se “me qët flamur në xhenet (parajsë) a hijmë?”
Kujtojmë se pas sulmit ndaj z. Valon Syla janë arrestuar tre persona që po dyshohen për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
@allbenjan A e ka pas Valon Syla mire ?