Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit U.H., pasi i njëjti dyshohet se dje e ka vrarë nënën e tij.
Në lidhje me këtë, Klankosova.tv ka publikuar komplet dosjen e gjykatës, ku ndër të tjera eksperti i gjykatës, Dr. Nysret Pepaj ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin në lidhje me rastin.
Sipas Pepajt, i dyshuari ka deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çka të bëjmë tash.
Tutje, në dosjen e gjykatës bëhet e ditur se i dyshuari, pasi e ka vrarë nënën e tij, e ka sulmuar me thikë edhe babanë dhe hallën e tij.
Më tej, gjykata e arsyeton masën e paraburgimit prej një muaji, duke shtuar faktin se i pandehuri posedon leje qëndrimi në Gjermani ku jeton e vepron, e për më tepër kishte nxjerr biletën për tu kthyer më datë 19 prill 2023.