Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka reaguar pasi stilisti, Valdrin Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit për posedim të substancave narkotike.
Kajtazi ka shkruar se nuk përbën skandal arrestimi i tij as kapja me drogë, por se ai është i paisur me pasaportë diplomatike, të cilën ia ka dhuruar presidetja, Vjosa Osmani.
Ai tutje ka shkruar se tjetër skandal është se Valdrin Sahiti është stilist i presidents, Vjosa Osmani, e që asnjëherë nuk është bërë publike kotrata apo mënyra e kompensimit të tij nga ana e presidents së vendit.
https://www.facebook.com/vehbikajtzi/posts/149218111436844
Kreatori i veshjeve, Valdrin Sahiti është ndaluar nga Policia e Turqisë të mërkurën dhe ndodhej nën masën e paraburgimit, tregon një njoftim i autoriteteve turke dërguar Policisë së Kosovës të cilin e kishte parë Paparaci.