Policia shqiptare ka njoftuar se ka arrestuar dy vëllezër kosovarë të cilët shitën automjetin e tyre në Kamzë dhe bënë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, me qëllim përfitimi nga sigurimi.
Të dyshuarit e arrestuar janë S. G., 27 vjeç, dhe B. G., 21 vjeç, të dy banues në Finlandë.
Gjatë operacionit, blutë e Tiranës kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.
Policia tha se po vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të ndodhura, të kësaj natyre kriminale.