Të martën mbrëma është sulmuar fizikisht gazetari dhe analisti i politikës, Valon Syla.
Ai mori trajtim mjekësor dhe se sulmi ndaj tij u dënua fuqishëm nga gazetarët, politikanët e anëtarë të tjerë të shoqërisë civile.
Kurse ditën e Premte, Gjykata Themelorë në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Gazeta Papirus ka identifikuar një fotografi të njërit prej sulmuesve, Kenan Hasani.
Kenan Hasani është vëllau i sulmuesit tjetër Okan Hasani.
Gazeta Papirus ka intervistuar edhe banorët në lagjen e dy vëllezërve “Zeki Shylemaja”.
Banorët e lagjës përreth, kanë thënë se të dy vëllezërit njihen që shfaqen më shumë si “ekstremist” në çështjet fetare.
Sipas banorëve të njejtit nuk praktikojnë që të kryejn obligimet fetare në Xhami.
Të dy vëllezërit nuk komunikojnë me pothuajse shumicën e banorëve të lagjës./GazetaPapirus