Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Enverin, i cili është vrarë pas luftës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Enveri në luftë ka dalë triumfues duke sfiduar shumë beteja.
“Enver, në luftë dole triumfues pavarësisht se e sfidove vdekjen nëpër shumë beteja, por u ndave padrejtësisht nga ne në liri. Vazhdojmë të jetojmë me kujtimin për ty! Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla!”, ka shkruar Haradinaj.
Enver Haradinaj ishte vrarë në moshën 24 vjeçare, në një pritë të organizuar në vitin 2005.
Derisa ai kthehej nga Peja në Deçan, mbi të ishte hedhur një breshëri plumbash.
Enveri ishte djali i pestë i Hilmi Haradinajt.
Ish-kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka të vrarë në luftë edhe dy vëllezër, Luanin dhe Shkelzenin.