Më 15 prill 1999, forcat serbe ia mësynë fshatit Zhegoc të Gjilanit me një arsenal të madh ushtarak.
Në orët e hershme të mëngjesit, në 05:30 minuta, forcat serbe rrethuan fshatin Zhegoc nga të gjitha drejtimet.
Në përleshjen në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe ranë dëshmorë 8 ushtarë të UÇK-së dhe vdiqën 18 civilë të pafajshëm shqiptarë.
Gjatë së njëjtës ditë në fshatin Sllovi u vranë 49 civilë shqiptarë.