Dëshmitar okularë të ngjarjes janë siguruar nga Policia e Kosovës për rastin në Pejë ku dyshohet se i biri ka vrarë nënën e tij.
Në një prononcim për media, Prokurorja e rastit, Sahide Gashi tregon se i dyshuari është arrestuar dhe se të njëjtin kanë tentuar ta marrin në pyetje.
“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje mirëpo nuk ka qenë në gjendje…kështu që kemi kërkuar edhe nesër që në prani të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të mirret deklarata e të njëjtit”, ka deklaruar ajo gjersa ka theksuar se hetimet do të vazhdojmë.
Nga ana tjetër, bëhet e ditur se autopsia e së ndjerës tashmë është kërkuar.