Në një takim të zhvilluar ditën e sotme, mes presidentit të FC Ferizajt, Lulzim Abazi, bashkë me përfaqësues tjerë të klubeve të Superligës, u dha drita e gjelbër për licencimin.
“Presidenti Abazi e zhvilloi një takim kokë më kokë me ministrin Hajrullah Çeku, i cili i priti në takim dhe u interesua që të gjindet zgjidhja për tejkalimin e problemit që është krijuar tash e sa muaj.
Me këtë rast, presidenti Abazi është shprehur se gjërat po kthehen në normalitet dhe ditët e mira po vijnë. Ai i bën thirrje gjithë sponsorëve të klubit se s’ka asnjë arsye për shqetësim dhe panik.
FC Ferizaj do vazhdoj të rrugëtoj kokën lartë me sponsorët, të cilët janë promotor i ecurisë së klubit”, thuhet në njoftimin e FC Ferizajt.