Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin shkurt të këtij viti, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 5 690, ose 35.5% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa sasia e mallrave të transportuara me tren, në neto ton, ishte 0.
Po ashtu sipas ASK-së, në shkurt të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 598, ose 15.2 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 193 000, ose 23.5 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në njoftimin e ASK-së thuhet se shërbimet e rrjetit telefonik fiks kanë rënë 10 për qind në shkurt krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
“Numri i përdoruesve te rrjetit telefonik fiks ishte 68 194, ose 10.0% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2 712 663, ose 4.1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në raport.