Lideri i enklavës serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik, ka njoftuar se ditën e premte do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përcjell Gazeta Papirus.
Dodik tha se në këtë takim do të diskutohet për situatën politike në Republikën Serbe, për problemet e serbëve që jetojnë në Kosovë, por edhe për Bosnjën e Hercegovinën.
Postimi i plotë i tij:
“Me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq,nesër në Beograd do të flas për situatën politike në Republikën Serbe dhe Bosnjen e Hercegovinën, si dhe për problemet e serbëve në Kosovë.
Sigurisht që do të analizojmë edhe realizimin e projekteve që i realizojmë së bashku në Republikën Serbe.”/Gazeta Papirus/