Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 10 mijë euro të falsifikuara të gjitha në bankota nga dy euro, të cilat të dyshuarit A. L dhe V.F nga Maqedonia Veriore kanë sjellë në Kosovë.
Sipas komunikatës së Policisë thuhet se aksioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj.
“Gjatë realizimit të këtij plani në mënyre mjaft efikase, Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë pesëdhjetë (50) paketime me gjithsej dhjetë mijë (10,000) para të Falsifikuara në bankënota nga dy (2) euro. Gjithashtu gjatë realizimit të planit, është arritur të konfiskohen edhe gjashtëqind euro (600) tjera nga dy (2) euro të falsifikuara”, thuhet në komunikatë.
Policia thotë se bazuar në Urdhrin verbal të Prokurorit të rastit, është kryer kontroll/bastisje në dy lokacione, njëri në fshatin Rakaj-Ferizaj dhe tjetri në Han të Elezit, ku përveç parave përkosisht ka konfiskuar Një veturë Mercedes, pronë e të dyshuarit (A.L.), Një veturë Opel Vektra, pronë e të dyshuarit (A.L.), Një Telefon mobil SAMSUNG, Një telefon mobil SAMSUNG A-12, pronë e të dyshuarës (V.F.),
Me urdhër të Prokurorit të dyshuarit (A.L. dhe V.F.) ndalohen për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.