Zv. Drejtor i Përgjithshëm për SHKK, Ismail Dibrani, priti në takim Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve të Danimarkës, znj. Ina Eliasen.
Sipas një postimi të tij në rrjete sociale, Dibrani bëri të ditur se me znj. Ina Eliasen,diskutuan mbi marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila pritet të ratifikohet së shpejti në parlamentet përkatëse, shkruan Gazeta Papirus.
“Po ashtu, gjatë takimit diskutuam edhe për bashkëpunimi rreth projekte të reja. Si rezultat i kësaj shumë shpejte pritet të ketë vizita të ndërsjella studimore të të dyja vendeve.”, thuhet në postimin e tij./Gazeta Papirus/