Jennifer Lopez, është dukur magjepëse në promovimin e linjës së saj të re të koktejve Delola.
Lopez të mërkurën ka promovuar linjën, ndërsa fotosesioni në pistë përpara se të hipte në avionin e saj privat është thjesht magjepës.
53 vjeçarja e cila shumë shpejt do të shihet në një film aksion që do të shfaqet në Netflix me titull “The Mother”, ka pozuar e ulur në një kuti Delola Spritzes, gjersa po bëhej gati për një udhëtim rrugor promovues.
Bukuroshja shihet me një fustan të kaltër dhe pjesën e sipërme me pupla, një çantë LV me zinxhir elegant që i shkonin me këpucët e tejdukshme.
Në mbishkrim të fotografive ajo ka shkruar “Sekreti është zbuluar!!!! Jam krenare të ndaj me ju @Delola…koleksionin tim të ri, unik, të nivelit të miksologjisë, gati për të shijuar spritzes. Më shumë është #OnTheJLo. Le të jetojmë së bashku #DelolaLife @gregsëalesart.’