GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

AAK-ja kërkon shtyrjen e zgjedhjeve në veri

13/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
Këta janë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbetur 10 ditë deri të data e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave në veri, por ende nuk është e sigurt mbajtja e tyre.

Mospjesëmarrja e Listës Serbe në këto zgjedhje dhe shtimi i incidenteve në veri kanë vënë në pikëpyetje mbajtjen e këtyre zgjedhje.

Presidenca dhe Qeveria ende nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim të qartë për këtë çështje, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë përgatitjet për këtë proces.

Deri me tani, më i qarta në këtë drejtim ka qenë AAK-ja.

Lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, nga foltorja e Kuvendit sot ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ai ka thënë se gjendja atje duhet të merren parasysh nga institucionet e Kosovës.

“Nuk e shoh se cili është interesi ynë me vazhdu me e mbajt Policinë e Kosovës në situatën çfarë janë atje dhe me harru që kemi përgjegjësi për gjendjen atje. I bëj thirrje qeverisë, presidencës, institucioneve të vendit, ta marrin me seriozitet gjendjen në veri dhe ta marrin një vendim lidhur më këtë situatë. Cili kish pasë me qenë ai vendim? Unë besoj shumë shtyrja e zgjedhjeve. E di se plot prej jush mendoni me bindjen tuaja, analizën tuaj dhe keni argumente që i bazoni në të drejtën kushtetuese dhe ligjore, mirëpo mos harroni, terreni është pikënisja e suksesit. Nëse gjendjen në terren e ki çfarë e ki, atëherë mos e lejoni me shku ditën e fundit dhe pastaj me pranu humbjen.”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka vlerësuar se shteti i Kosovës nuk do t`i bënte nder mbajtja e procesit të votimit nëpër stacione policore.

“Cilat kishin pasë me qenë këto psoja? Në rast se Kosova qëndron në vendimin e vetë që është kushtetues dhe ligjor për mbajtjen e zgjedhjeve, do të vije dita e zgjedhjeve dhe qytetarët e veriut do të shkojnë me votu në stacione policore. Ju lutem duhet t`i bëjmë analizë kësaj situate, a është në interesin tonë që të arrijmë të kjo ditë, çka do të fitojmë në këtë ditë? Nuk besoj se ne duhet ta heshtin këtë gjendje. Ma mirë me pranu një çerek humbje sot, një gjysmë humbje nesër, se sa një humbje të plotë ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.

PDK e LDK pa qëndrim

Dy partitë më të mëdha opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja, nuk kanë ndonjë qëndrim të qartë për këtë çështje.

Ato nuk kanë treguar ende nëse janë për shtyrje apo mbajtje të këtij procesi.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka deklaruar për gazetën Nacionale se institucionet e Kosovës duhet të deklarohen për këtë çështje.

Ai ka thënë se nëse institucionet ofrojnë siguri, PDK-ja është e gatshme të marrë pjesë në këto zgjedhje.

“Ne si Parti Demokratike jemi të vetëdijshëm sa të vështira janë rrethanat për tu mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore, jemi të vetëdijshëm se çka bën Serbia atje. Ajo çka presim ne është që nga kjo Qeveri, nga institucionet e saj, të na sigurohet në advanc. Duhet të na tregojnë se a bën dhe a ka mundësi që atje të vazhdojmë të mbajmë zgjedhje. Kur e kemi këtë përgjigje, ne jemi të gatshëm për t’i hyrë këtij procesi”, ka thënë Abdullahu.

Kurs, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është deklaruar për këtë temë.

Një zyrtar i kësaj parti, në kushte anonimiteti, i ka thënë gazetës se tani për tani nuk kanë qëndrim për këtë cështje.

Qeveria mundohet ta hedh përgjegjësinë te KQZ-ja

As qeveria e Kosovës nuk është shprehur qartë në lidhje me këtë çështje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje është munduar që përgjegjësitë për këto zgjedhje ta hedh të KQZ-ja.

Në një konferencë për medie, ajo ka thënë se Qeveria do t’i bindet KQZ-së dhe kërkesave të tyre.

“Qeveria i bindet kërkesave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe vepron në bazë të rrethanave dhe sugjerimeve që i japin pastaj institucionet e sigurisë që janë të mandatuara për këtë çështje. Në momentin kur do të kemi informacione të tilla që, ta zëmë zgjedhjet nuk do të mbahen ose nuk do të duhej të mbaheshin, atëherë sigurisht që do të japim qëndrimin tonë. Përndryshe i bindemi kërkesave të KQZ-së, siç e dini është institucion kushtetues dhe është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve.” – ka thënë Haxhiu.

Ditë më parë, “Demokracia në Veprim”, koalicionin i OJQ-ve që monitorojnë zgjedhjet në vend, kanë vlerësuar se rrethanat akutale në veri nuk mundësojnë zgjedhje të lira dhe të drejta në veri.

“Për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve zgjedhor të komunitetit serb nga trupat menaxhuese zgjedhore, si dhe e mungesës së interesimit të tyre për të aplikuar, KQZ-ja po përballet me sfida në zhvillimin e përgatitjeve të nevojshme për të organizuar dhe administruar një proces të rregullt dhe të mirëfilltë zgjedhor. Paqartësitë lidhur me shfrytëzimin e qendrave ekzistuese të votimit, emërimin dhe trajnimin me kohë të komisionerëve, bartjen e materialeve zgjedhore janë disa nga problemet kyçe me të cilat pritet të ballafaqohen trupat menaxhuese të zgjedhjeve.”, është thënë në komunikatën e tyre.

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve, situata në veri ka filluar të tensionohet.

Ditëve të fundit atje janë shënuar disa incidente.

Në brishtësinë e situatës ka ndikuar edhe përfshirja e Policia e Kosovës në plagosjen e një serbi në veri. Për këtë veprim, Policia ka arrestuar dhe suspenduar katër zyrtarë policor. Ky incident ka nxitur protesta të qytetarëve serbë në atë pjesë.

Tags: aakldkpdkZgjedhjet ne veri
ShareTweetShare
Previous Post

Agjencia qeveritare i dënoi me 20 mijë euro, PSD kërkon nga qytetarët t’ju ndihmojnë për ta paguar dënimin

Next Post

700 euro dënim për Avni Deharin, ju gjetën disa armë në shtëpi

Next Post
700 euro dënim për Avni Deharin, ju gjetën disa armë në shtëpi

700 euro dënim për Avni Deharin, ju gjetën disa armë në shtëpi

Lajmet e fundit

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

25/05/2025
Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

25/05/2025
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.