Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kështu njoftoi Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për media.
“Gjatë kësaj vizite, do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.