GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Interesi i lartë, fitimi i madh: Sa fituan bankat dhe institucionet mikrofinanciare gjatë vitit 2022?

13/04/2023
në Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Interesi i lartë, fitimi i madh: Sa fituan bankat dhe institucionet mikrofinanciare gjatë vitit 2022?
Share on FacebookShare on Twitter

Bankat në Kosovës vazhdojnë të fitojnë me të madhe. 140.3 milionë euro ishte fitimi i tyre i pastër gjatë vitit 2022, vlera më e lartë që nga themelimi i sektorit bankar. Njejtë ishte edhe me sektron mirkofinanciar apo me bankat më të vogla.

Kështu thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) “Vlerësimi tremujor i ekonomisë”, në të cilin tregohet se sa i madh është fitimi i bankave e gjithashtu sa i lartë është edhe norma e interesit.

Fitimi më i lartë ishte i kryesisht interesi që përfaqësojnë nga 71.1 për qind të të hyrave.

“Sektori bankar përmbylli vitin 2022 me fitim neto prej 140.3 milionë euro, vlera më e lartë e realizuar që nga themelimi i sektorit bankar.Rezultati i tillë financiar u mundësua nga rritja më e lartë e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve. Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 370.4 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 15.0 përqind. Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 71.1 përqind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kontribuuan kryesisht në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit.” – thuhet në raport.

Ndërsa edhe siç pritet kategoria e të hyrave nga jo-interesi ka shënuar rritje të ngadalëshme.

“Ndërsa, kategoria e të hyrave nga jo interesi, kryesisht nga tarifat dhe komisionet, shënoi rritje shumë më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë, 8.0 përqind nga 31.0 përqind sa ishte deri në dhjetor 2021, dhe arritën vlerën prej 92.7 milionë euro.” – thuhet në raportin e BQK-së.

Sektori mikrofinanciar

Hiç keq nuk e ka lanë as sektori mikrofinanciar i cili ka shënuar rritjen më të lartë që nga themelimi.

17.2 milionë ishte fitimi i tyre.

“Sektori mikrofinanciar në vitin 2022 arriti të shënoj fitim neto në vlerë prej 17.2 milionë euro, duke regjistruar njëherit edhe nivelin më të lartë të fitimit të realizuar prej fillimit të operimit në tregun vendor.” – njofton BQK.

18.1 për qind ishte rritja vjetore apo në vlerë prej 401.7 milionë euro u rriten asetet e tyre.

“Asetet e sektorit mikrofinanciar shënuan rritje të përshpejtuar vjetore prej 18.1 përqind në dhjetor 2022, duke arritur vlerën prej 401.7 milionë euro.” – thuhet në raport.

Gjithashtu BQK tregon që kreditë e lëshuara nga ky sektor u rritën për 20.1 për qind në vitin 2022 dhe arsyet e rritjes ishin për shkak të marrjes së kredive nga ekonomitë familjare dhe korporatat jo financiare.

“Konkretisht, kreditimi ndaj ekonomive familjare shënoi rritje vjetore prej 16.6 përqind (rritje vjetore 16.7 përqind në vitin 2021), duke arritur vlerën 182.4 milionë euro në fund të dhjetorit 2022 (grafik 40). Stoku i kredive ndaj korporatave jo financiare arriti vlerën prej 104.9 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 26.9 përqind (rritje për 17.8 përqind në dhjetor 2021).” – bëhet e ditur aty.

Më tej, BQK tregon edhe për shkallën e lartë të interesit të këtij sektori financiar e që ishte 18.6 për qind.

“Shkalla mesatare e interesit në kreditë e lëshuara nga ky sektor në dhjetor 2022 ishte 18.6 përqind, për 0.8 pikë përqindje më e ulët se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Shkalla e interesit për kreditë e ekonomive familjare shënoi ulje për 0.2 pikë përqindje, në 20.7 përqind. Sipas llojit të kredive, për kreditë konsumuese, shkalla mesatare e interesit u rrit për 0.5 pikë përqindje në 22.4 përqind. Kurse, kreditë hipotekare vazhdojnë të kenë normat më të ulëta të interesit, në mesatare prej 17.3 përqind në dhjetor 2022, një rënie vjetore prej 1.3 pikë përqindje.” – thuhet në raportin e tyre.

Kujtojmë se qytetarët ankohen për ngarkim me borxh për shkak të kredive dhe bankave. Gjithashtu, ankesa ka edhe ndaj BQK-së që lejon bankat të përdorin çmime të larta për mirëmbajtje të xhirollogarive.

Tags: Bankat në Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

PDK-ja denoncon Qeverinë Kurti: Hekuran Nikçi u emërua dhe po mbahet kundërligjshëm në detyrë

Next Post

Rasti që rrezikon presidenten dhe qeverinë qe dy vjet në Kushtetuese, Veton Berisha thotë se vonesa është e pakuptimtë

Lajmet e fundit

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

Për të 19-tën herë dështon konstituimi i Kuvendit , s’ka vota për Albulena Haxhiun

21/05/2025

Policia jep detaje për sulmin ndaj gjinekologut Afrim Veliu: U godit në kokë me një mjet metalik

21/05/2025
Hetuesit të afërt me ministrin Peci, i punësohet gruaja në Ministrinë e Bujqësisë

Peci: Zgjedhjet e reja janë gjithmonë si opsion

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.