Esat Shala ka shprehur gatishmëri, që t’i ofroi Gjykatës Speciale mbi dy mijë dëshmi të krimeve që forcat serbe bënë ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.
Krejt këtë ai thotë se po e bënë për shkak se pretendon se ka dëshmi më të forta sesa ato që u paraqitën në javën e parë të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi.
“Janë incizime shumë të pastërta, janë dëshmi kryesore për ata çka ka ndodh në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Shala tregon një pjesë të mbi 2 mijë dëshmive që i ka grumbulluar.
Që nga paslufta Esat Shala, ka grumbulluar video-incizime e foto të dhunës së gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Krejt këto dëshmi, Shala po shpreh gatishmëri që t’i dorëzoi në Gjykatën Speciale në Hagë.
Madje për këtë ai u ka bërë thirrje mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.
“Kam pa pamje që i kanë publiku aty, video jo reale, video e incizime psh jo në vendngjarje ku ka ndodhur masakra. Pamje shumë të lehta, pamje qesharake. Unë dmth ju kam bë thirrje avokatave të tyre edhe Gjykatës Speciale që pamjet që janë kryesore edhe dëshmi të luftës, ku janë bë incizime me kamerë në vend të ngjarjes, me minutash shumë të gjatë për mbi 90% të masakrave në Kosovë, i posedojmë unë edhe Nysret Pllana”, ka deklaruar ai për teve1.
Tutje ai shprehet se përveç vështirësisë në mbledhjen e të dhënave, më e rëndë për të ishte shikimi i tyre.
“Kemi arrit me bo qindra dhe mijëra video, foto, kaseta, ka ditare të ndryshme të forcave serbe. Grumbullimi nuk u kanë shumë i lehtë, e aq ma ë rëndë ka qenë kur kam fillu me i shiku këto pamje, sepse janë pamje shumë të rënda, e sidomos për një fëmijë, qysh kam qenë unë aso kohe”, është shprehur ai.
Ndërkaq një institut për hulumtimin e krimeve të luftës ishte krijuar në vitin 2011-të, megjithatë, i njëjti ishte mbyllur në vitin 2018-të, duke vazhduar punën vetëm në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.