Gazetari Valon Syla ka treguar në emisionin Pressing në T7 ngjarjen pas sulmit që kishte pësuar nga tre persona. Ai thotë se më së shumti shqetësohej për familjen e tij dhe si e pritën ata lajmin.
“Problemi kryesor me këtë rast është se pak a shumë jemi të mësuar me këso raste, ne si gazetar. Por problemi është me familje. Ata shqetësohen. Unë u thashë se jam duke shkuar në QKUK dhe pastaj raportoj edhe në polici. U thashë mos të befasohen me tekstet nëpër media sepse kisha hall se kjo plaga në kokë kishte gjakderdhje dhe këmisha ishte bërë po ashtu. Kush më shihte tronditej”, tregoi ai.
“U bëra gjak dhe u zhyta aq shumë sa që dikush mund të kishte menduar se kam pasur lëndim të rëndë sikur therje”, shtoi Syla.