GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Rrëfimi tronditës i ushtarit serb: Si e masakruan babain e Agim Çekut dhe si u vranë rreth 400 shqiptarë

12/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Rrëfimi tronditës i ushtarit serb: Si e masakruan babain e Agim Çekut dhe si u vranë rreth 400 shqiptarë
Share on FacebookShare on Twitter

Veprimtari Bardhyl Mahmuti e kishte botuar para pak vitesh romanin “Eskadronët e vdekjes”.

Shumë ushtarë serbë janë rrëfyer për gazetarin Mirosllav Filipoviq. Ata kanë treguar për masakrat e mizoritë e shumta që ka përjetuar populli i Kosovës nga ushtarët e paramilitarët serbë. Këto rrëfime, veprimtari i çështjes kombëtare Bardhyl Mahmuti i ka përmbledhur në këtë roman, të cilin e ka titulluar “Eskadronët e vdekjes”.

Demokracia.com para pak ditësh e ka publikuar një shkrim të gazetarit Mirosllav Filipoviq, gazetar i mediumit Danas, i cili kishte treguar si forcat serbe krijuan ekipe të caktuara për të sulmuar civilët serbë dhe për t’i fajësuar shqiptarët, respektivisht UÇK-në.

Rrëfimi i mëposhtëm i ushtarit serb është tronditës. Ai ka treguar në detaje se si u vranë rreth 400 shqiptarë dhe si u masakrua babai i ish-Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekut.

“Gjatë operacioneve për shkatërrimin e forcave terroriste shqiptare, në fshatrat Lubeniq, Kralan, Staradran, Qyshk, Pavlan dhe Zahaq vramë rreth 400 shqiptarë. Në fshatin Qyshk, nënkoloneli Jordan Denkiq, që komandonte operacionet e Brigadës 125, i ndau në tri grupe burrat që duhej të vriteshin. Grupin e parë e futën në shtëpinë e Azem Gashit, grupin e dytë në shtëpinë e Demë Gashit, ndërsa grupin e tretë në oborrin e shtëpisë së Kadri Çekut. Pasi identifikuan Hasan Çekun, të atin e kolonel Agim Çekut, i cili kishte luftuar kundër nesh edhe në Kroaci përkrah ushtrisë kroate dhe tani drejtonte forcat terroriste në Kosovë, eskadronet e vdekjes me emrin “Shakali”, që përbëhej nga vullnetarë, e morën për krahësh atë burrë rreth të shtatëdhjetave, e futën në ahurin e lopëve, ia prenë kokën nga zverku dhe i vunë zjarrin stallës. Pasi u morëm të gjitha gjërat me vlerë, njerëzit që u përzgjodhën për atë botë, i vramë brenda shtëpive, u vumë zjarrin katundeve, ndërkaq gratë dhe fëmijët i vumë si bagëtinë përpara dhe u dhamë urdhër që të shporreshin në Shqipëri… Ishte e rëndë të dëgjoje ulërimën e femrave kur nxirreshin nga rreshtat e kolonave dhe, përskaj rrugës, përdhunoheshin nga ata që pak çaste më parë u kishin vrarë baballarët, vëllezërit, burrat… – lëshoi një ofshamë të madhe Stajko”.

Tags: “Eskadronët e vdekjes”.Agim ÇekutBardhyl MahmutiMirosllav Filipoviq.populli i Kosovësuqk
ShareTweetShare
Previous Post

Abazoviqi merr pjesë në hapjen e fabrikës ruse në Nikshiq

Next Post

Ish-gjykatësi amerikan: Vështirë të thuhet se po gjykohen vetëm individët dhe jo UÇK-ja

Next Post
Ish-gjykatësi amerikan: Vështirë të thuhet se po gjykohen vetëm individët dhe jo UÇK-ja

Ish-gjykatësi amerikan: Vështirë të thuhet se po gjykohen vetëm individët dhe jo UÇK-ja

Lajmet e fundit

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Dyshohet se një veturë ka goditur punëtorin e “Pastrimit” në Prishtinë (Video)

19/05/2025
Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

19/05/2025
Foshnja e porsalindur gjendet në mbeturina – zbardhë detajet nga rasti i trishtë

Foshnja e porsalindur gjendet në mbeturina – zbardhë detajet nga rasti i trishtë

19/05/2025
Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

19/05/2025
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Dyshohet se një veturë ka goditur punëtorin e “Pastrimit” në Prishtinë (Video)

19/05/2025
Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.