Gazeta gjermane ‘BILD’ shkruan se në tunel pati një rrahje mes lojtarëve të klubit gjerman.
Sipas këtij raporti, ishte Sadio Mane ai që pati një bisedë të tensionuar me bashkëlojtarin e tij, Leory Sane dhe madje e goditi me shuplakë.
Kjo rrahje erdhi për shkak se dy lojtarët patën një mos-marrëveshje gjatë ndeshjes.
Kujtojmë që Sadio Mane u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, por nuk arriti të bënte asgjë, kurse Sane pati disa raste të mira shënimi në dy pjesët.