Te ura e Bistricës, një pjesë e qytetarëve të veriut të Kosovës kanë mbajtur protestë për shkak të plagosjes së Milan Jovanoviqitit nga Zherovnica, i cili u qëllua para dy ditësh në atë vend.
Marshi protestues përfundoi i qetë dhe pa incidente, raporton N1info.
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët më herët ishin suspenduar për plagosjen e Jovanoviqit.
Qytetarët kanë depërtuar kordonin prej dhjetë policësh dhe kanë arritur në postbllokun e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Para policëve është vendosur një tavolinë në të cilën është nënshkruar peticioni për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Në vendin ku është nënshkruar peticioni para mediave është drejtuar bashkëshortja e të plagosurit Jovanoviq.
“Kam ardhur këtu me njerëz që të marr drejtësi për burrin tim dhe për të gjithë njerëzit që jetojnë këtu në Kosovë, për të nënshkruar një peticion për largimin e njësisë speciale nga Kosova, që ajo që i ndodhi burrit tim të mos i ndodhë më askujt”, deklaroi ajo, duke shtuar se Jovanoviq është ende në terapi intensive, në gjendje stabile, por nuk e ka vizituar, sepse, sipas saj, vizitat janë të ndaluara.
Në mesin e të mbledhurve janë përfaqësues të Listës Serbe Goran Rakiq, Igor Simiq dhe Milan Radojeviq.