Chelsea po kalon stinorin më të vështirë në vitet e fundit.
Pozita e 11-të në Premier League, 400 milion të shpërdoruara në dy afate të transferimeve, kanë bërë që humori të mos jetë aspak i mirë në Londër.
Blutë, sonte ndeshen me Real Madridin në Bernabeu dhe për shumë analistë të futbollit, Chelsea nuk llogaritet favorit.
Megjithatë trajneri i ri, Frank Lampard thotë që skuadra e tij do të kërkojë kualifikimin.
“Nuk do ta vendosim autobusin para portës sonë. Do të përpiqemi të arrijmë fitore në ndeshjen e parë”, tha trajneri Lampard.
Frank Lampard u emërua për herë të dytë në kry te londinezëve.
Ai kishte drejtuar Chelsean nga viti 2019 deri më 2021.