Është miratuar propozim-vendimi për caktimin e datës 14 prill si Ditë Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së fundit në Kosovë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti theksoi se ky propozim është në bashkërendim me presidenten, Vjosa Osmani, përcjell teve1.info
Për këtë pikë nuk pati asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kjo datë ishte propozuar gjatë vitit 2021 nga presidentja Osmani. Në nivel vendi, llogaritet se janë rreth 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale, gra e burra.