Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me rastin e plagosjes së një pjesëtari të komunitetit serb në Zveçan nga një zyrtar policor i Kosovës, përcjell Gazeta Papirus.
Rohde kërkoi të shqyrtohet me kujdes të veçantë faktin nëse Policia e Kosovës ka treguar sjellje të keqe në këtë rast.
Ai shtoi se ky incident është shqetësues për sigurinë në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
“Jam plotësisht dakord. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë të shihet se Policia e Kosovës reagoi duke hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet me kujdes si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë.”/Gazeta Papirus/