GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Bie çmimi i miellit e shtrenjtohet çmimi i bukës, shkak shtrenjtimi i energjisë elektrike

12/04/2023
në Ballina, Ekonomi, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Bie çmimi i miellit e shtrenjtohet çmimi i bukës, shkak shtrenjtimi i energjisë elektrike
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i një ton mielli ka rënë për 30%. Nga 550 sa ishte toni, tani është 420 euro.

Megjithatë, rënie nuk ka pësuar edhe çmimi i bukës. Buka aktualisht në furrat e Kosovës kushton 0.50 euro.

Nga Shoqata e Mullisëve thonë se pas zbritjes së çmimit të miellit, duhet të reflektojnë çmimet edhe në produktet ushqimore

“Po ka rënie për 30%. Toni i miellit prej 550 eurove, ka rënë në 420 euro. Të gjitha produktet ushqimore, janë duke reflektuar shumë vonë, ne kemi reflektuar me miellin për shembull, mirëpo çmimet ne pakicë nuk po reflektojnë shumë, edhe në markete, shoh te vaji shumë pak ka pësu rënie në krahasim se çka është dashur me pasë, të gjitha produktet ushqimore, gruri, misri, lule dielli, të gjitha produktet kanë pësuar rënie”

Tarifat e reja të energjisë elektrike do të kenë ndikim tek furrtarët.

Kreu i Mullisëve thotë se më vështirë e kanë ata që punojnë me rrymë, por prapë se prapë sipas tij është e përballueshme.

“Tek mielli nuk ndikon shumë, se 15%, dmth nuk është 1 euro në ton, jemi prapë në një çmim më të mirë në regjion të rrymës, e tek furrat, ata që kanë pjekje me rrymë, që është bërë një gabim shumë i madh, i subvencionimit të qeverisë në vitin e kaluar për ngrohje me rrymë, kjo ka me pasë një ndikim shumë të madh dmth tash edhe furrtarët, është shumë reale që ka me pasë një ndikim, por nuk i di kostot, por tek mullisët nuk do të reagojë, nuk ka ndonjë ndikim shumë të madh, do të thotë është e përballueshme”, u shpreh Zejnullahu.

Si në këtë vit, Kosova për nga gruri nuk ka qenë asnjëherë më mirë.

Sipas kreut të mullisëve, vendi nuk është duke marrë miell nga vendet e tjera.

“Kosova aktualisht ka miell të mjaftueshëm për këtë sezon, të gjithë mullisët kanë prit lëvizje të çmimeve, kemi pësu rënie, tani ka edhe rënie të tregut, kështu që mund të themi se brenda vendit kemi mjaftueshëm grurë. Nuk është duke importuar Kosova, subvencionimi është shumë i mirë, tani me këtë subvencionim kemi shumë më shumë të mbjella në këtë vit, gruri është në një gjendje shumë të mirë, edhe unë mendoj se jemi kurrë më mirë me grurin”, deklaroi ai për Front Online.

Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Hov më të madh atyre u ka dhënë pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje.

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Tags: Çmimi i bukësÇmimi i miellitShtrenjtimi i energjisë elektrike
ShareTweetShare
Previous Post

Mbrojtja e Thaçit fillon interrogacionin ndaj dëshmitares anonime, seanca është e mbyllur për publikun

Next Post

BE: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet në përpikëri, ndryshe do të ketë pasoja

Next Post
Stano: Institucionet e BE-së po fillojnë me Beogradin dhe Prishtinën për të zbatuar marrëveshjen nga Ohri

BE: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet në përpikëri, ndryshe do të ketë pasoja

Lajmet e fundit

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

21/05/2025
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.