Sot vazhdon seanca në Gjykatën e Hagës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas kalendarit në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, seanca pritet të fillojë në orën 09:00.
Seanca pritet të transmetohet rreth 45 minuta me vonesë për publikun. Seanca të tilla pritet të ketë sot e nesër dhe më pas më 17, 18, 19 dhe 20 prill.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Ata po akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me akuza për krime kundër njerëzimit, si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 4 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.