Bashkëdrejtuesi i Listës Guxo, Faton Peci në emisionin “InfoNata” ka folur për dialogun e për qëndrimet e kryeministrit Kurti ndër vite.
Sa i përket pyetjeve që i bëhen nga opozita për t’i bërë publike qëndrimet rreth dialogut, Peci ka thënë se duhet të kuptohet që disa çështje janë konfidenciale.
“Unë e shoh në Kuvend shpeshherë shumë parti politike e deputetë në të cilën e i drejtohen kryeminstrit edhe i thojnë se cili do të jetë qëndrimi juaj i radhës në Bruksel. Unë mendoj që më secilin proces negociator duhet një dozë e diskrecionit, për shkak se edhe në procese negociatore ka taktika”.
Duke folur për qëndrimet e Kurtit sa ishte në opozitë dhe tash sa është në pushtet, Peci ka thënë se secili lider vepron ndryshe nën petkun e pushtetit.
“Secili lider apo secila parti ndryshe vepron dhe diskuton nga opozita dhe ndryshe kur e ki përgjegjësinë institucionale. Veshja me përgjegjësinë institucionale është një barrë shtesë, edhe për mënyrën e funksionimit edhe të secilit lider partiak, secilit subjekt politik dhe në këtë rast edhe secilit akter të rëndësishëm institucional”, ka deklaruar Peci.
Madje sipas tij të gjitha ndryshimet e VV-së nga koha kur ishte në opozitë, duhet parë nga prizmi pozitiv
“Unë po besoj që thjesht opinioni mundet me e prit Albin Kurtin e opozitës duke vepru në të njëjtën formë dhe me të njëjtën metodë se si ka vepru nga opozita. VV tashmë është pjesë e institucioneve. Unë mendoj që të gjitha ndryshimet që i ka pësu VV nga mënyra e sjelljes dhe veprimit në opozitë edhe tash në nivel të sjelljes institucionale mendoj se janë në interes të Kosovës edhe unë i shoh në prizmin pozitiv dhe mirë që kanë ndodh si të tilla”, ka thënë Peci.