Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se aktualisht në vendin tonë janë 64 raste aktive me COVID-19, përcjell Gazeta Papirus.
Gjatë ditës së merkurë janë bërë gjithsej 18 testime, nga të cilat dy kanë rezultuar pozitive.
Ndërkaq, janë shënuar nëntë raste si të shëruar dhe 20 të tjerë kanë kërkuar ndihmën e mjekut.
Gjatë 24 orëshit të fundit nuk është regjistruar asnjë rast me fatalitet./Gazeta Papirus/