Kryetari i Nismës Fatmir Limaj është lidhur direkt me studion e Pressing në T7 ku po diskutohet për Gjykaten Speciale.
Ai ka thënë se nuk i kupton pse dëshimtarët po dalin nëpër studio televizive. Ai po ashtu shton se nuk e kupton se si po gjykohet lufta e UÇK-së, e jo masakrat e serbëve ndaj shqiptarëve ndaj luftës.
“Ky debat e ka një të mirë. Po harxhohet kjo nevoja që kjo situatë të përfitojë dikush. Një debat kalkulativ. Të gjithë e dimë se çfarë po ndodh atje të gjithë ne duhet të ndihemi të fyer, se para syve tonë krejt ajo që i ka ndodh këtij vendi nuk hetohet e as nuk gjykohet. As Popleku, as Meha e as Lybeniqi e të gjitha masakrat tjera. Është vrarë foshnja 3 muajshe. Është hedhur topi në korpusin shqiptar. Argumente e kundër-argumente pa asnjë provë. Sa lehtë ne drejtojmë gisht e akuzojmë njerëz. Shumë njerëz fshihen për të kaluarën e tyre të turpshme”
“Nuk bën bre djem kështu me këta dëshmitarë në studio. Kishim tubim në shesh e duhet të përfundonte. Në njërën anë kemi njerëz atje duke iu bërë gjyqi dhe dy të dënuar, ndërsa këtu po bëhet gjyqi publik“, përfundoi Limaj.