Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, po sillen si fëmijë në raport me Serbinë.
Haradinaj tha se Osmani dhe Kurti nuk do të duhej të hynin në një proces ku e dështojnë Kosovën
“Nuk duhet të shkohet për negociata me lazdrim, duhet të ulet dhe të diskutojnë me qetësi për të gjetur zgjedhje, nuk ka interes dikush që të dobësojë Kosovën me Asociacionin”.
“Kryeministri dhe presidentja nuk do duhej të hynin në një proces ku e dështojnë Kosovën, kjo është ka më dhemb mua. Unë s’jam për t’ju nënshtruar askujt, por rezultati i këtij procesi është nënshtrim. Nuk do të duhej të hynin në një proces Kosova del humbëse”.
“Këta [ Kurti dhe Osmani ] janë duke bërë gabime dhe janë duke u sjellë si fëmijë dhe këto gabime janë duke na kushtuar kur dy herë janë duke dështuar zgjedhjet dhe ky është nënshtrim” u shpreh Haradinaj në Rubikon.