Ngjarja në veri të Kosovës ku mbeti i plagosur një serb ka ngjallur shumë reagime, përcjell Gazeta Papirus.
Së fundmi, ka reaguar edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, duke treguar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambsadori Hovenier ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për këtë incident dhe ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe të besueshëm të ngjarjes.
Ai theksoi se personat që janë prapa kësaj ngjarjeje duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë.
Postimi i plotë i tij:
“SHBA-të janë të shqetësuara për një incident në të cilin një serb i Kosovës u qëllua mbrëmë në Zveçan. Zyrtarët dhe institucionet e Policisë së Kosovës duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të besueshëm. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mohimi fillestar i bërë pa kujdesin e duhur.
Të gjithë qytetarët duhet të kenë besim në transparencën e zbatimit të ligjit dhe sektorit të drejtësisë. Mbështetja e SHBA-së për institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit avancon një vizion të përbashkët të një shteti demokratik dhe multietnik. Ata që janë përgjegjës për veprime kriminale duhet të mbajnë përgjegjësi.”/Gazeta Papirus/