Tetë banorë të Leposaviqit, të cilët në nëntor të vitit të kaluar u larguan nga institucionet e Kosovës dhe u transferuan në sistemin serb, pohojnë se nuk kanë marrë pagat këtë muaj.
Sipas mediumit lokal serb Kossev, ata e kanë fajësuar Listën Serbe dhe komunën e Leposaviqit, për ndërprerjen e pagës, pas transferimit të tyre nga institucionet e Kosovës në sistemin serb.
“Kush nuk mendon me kokë siç mendon Lista Serbe dhe liderët e saj, ai në Kosovë e ka problem”, ka theksuar për KoSSev një banor i Leposaviqit.
Për ndëprerjen e pagës, ata nuk kanë marrë asnjë paralajmërim apo sqarim.