Një mashkull në Kllokot është raportuar se e ka rrëmbyer një femër, me të cilën sipas policisë ishin në lidhje dashurie.
Sipas raportit policor, i dyshuari fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës dhe më pas me forcë e ka futur në veturë.
Rasti po hetohet nga Policia.
“Mogillë, Kllokot 10.04.2023 – 13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.