GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Prishtina bëhet me tunel, nënkryetari Zogaj tregon detaje nga ky projekt

11/04/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Prishtina bëhet me tunel, nënkryetari Zogaj tregon detaje nga ky projekt
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar për projektet e ardhshme të kryeqytetit, mes të cilave ka veçuar ndërtimin e një tuneli në rrugën “Agim Ramadani”.

Tuneli, i cili do ta ketë formën e shkronjës Y, do të vazhdojë nga kjo rrugë te shkolla e mesme “Sami Frashëri” dhe te rrethi i vogël te komuna e vjetër e Prishtinës.

Ky projekt, siç tha Zogaj, përveç se do ta ndihmojë qarkullimin e komunikacionit, përmbi do të shërbejë si zonë për këmbësorët duke ia kthyer edhe “kalldrëmin e vjetër qytetit” ku edhe janë xhamitë kryesore të kryeqytetit.

“Një projekt i një rëndësie të veçantë dhe një fokus kyç i kryetarit Rama është edhe tuneli në rrugën ‘Agim Ramadani’, i cili është pas teatrit dhe vazhdon deri te shkolla e mesme ‘Sami Frashëri’ dhe deri te rrethi i vogël këtu te komuna e Prishtinës. Është një tunel në formë të shkronjës Y”, ka thënë ai.

Tutje, Zogaj ka thënë se implementimi pritet që të fillojë në pranverën e vitit 2024, teksa e shpjegoi edhe idenë e tunelit.

“Ideja është që veturat të hyjnë nëntokë në tunel kurse mbi tokë e gjitha të jetë për këmbësorë dhe t’ia kthejmë pamjen e vjetër qytetit të vjetër të Prishtinës, ku janë edhe xhamitë kryesore, nga Xhamia e Çarshisë deri te Xhamia e Madhe. Duam që t’ia kthejmë kalldrëmin e vjetër qytetit dhe të kthehet në një zonë për këmbësorë”.

“Aktualisht jemi duke e projektuar, pas projektimit shpallet tenderi, zgjedhim kompaninë implementuese dhe në pranverën e vitit 2024 fillojmë me implementim”.

Nënkryetari i Prishtinës ka thënë se janë rreth 90 milionë euro për investime kapitale, disa edhe nga vitet e kaluara, të cilat do të përdoren për qindra projekte.

Ndër projektet kryesore, ai e ka cilësuar ndërtimin e rrugës A, vazhdimin e rrugës B, bulevardin “Geroge Bush” e sallën multi-funksionale të sporteve në Bërnicën e Poshtme.

“Nga viti 2021 dhe viti 2022, ne bartim diku rreth 50 milionë euro për investime kapitale. I kemi edhe 40 milionë euro investime kapitale të vitit 2023. Pra, e kemi një buxhet signifikant për investime kapitale”.

“Po flasim për qindra projekte, e ndër kryesoret është ndërtimi i rrugës A, që po e fillojmë shumë shpejt tash në pranverë. Është edhe ndërtimi i sallës multi-funksionale të sporteve në Bërnicën e Poshtme. Kemi edhe ndërtimin e disa rrugëve në Prishtinë, vazhdimi i rrugës B që lidhet pastaj me rrugën A. Ka edhe projekte që lidhen me gjelbërimin dhe hapësirat publike. Një prej projekteve është edhe vazhdimi i sheshit deri te katedralja. Jemi duke e projektuar bulevardin “George Bush”, pas projektimit, fillojmë edhe me implementim të projektit”.

I pyetur nga EO për projektin e koogjenerimit dhe vendosjen e panleve solare, Zogaj ka thënë se janë në fazën e studimeve të para e se këto projekte do të ndihmojnë në zgjerimin e ngrohjes qendrore.

“Jemi në fazën e studimeve të para, sepse po zgjedhet një kompani konsulente. Është projekt që arrin shumën prej gati 100 milionë eurosh. Kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm me donatorët dhe organizatat ndërkombëtare, siç janë EBRD, fondet e BE-së dhe KFË. Edhe ky projekt besoj që fillon në 2024 dhe zgjat 2-3 vite. I ndihmon Termokosit dhe qytetarëve që ta zgjerojmë ngrohjen qendrore që po kërkohet shumë”.

Ndërsa, ai ka folur edhe për bashkëqeverisjen me PDK-në dhe raportin me opozitën.

“Me PDK-në jemi në bashkëqeverisje dhe kemi një funksionim shumë të mirë të koalicionit. Në anën tjetër e kemi edhe një opozitë, e cila është opozitë e madhe, Lëvizja Vetëvendosje me një të tretën e kuvendit komunal, por edhe AAK-në dhe AKR-në. Kemi bashkëpunim të mirë edhe me ta, pa përplasje, por me debate konstruktive”.

Tags: Alban ZogajPrishtinaTunelXhamia e Çarshisë
ShareTweetShare
Previous Post

Sot do të dëgjohen dëshmitarët e parë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-s

Next Post

71 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Next Post
3 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

71 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Lajmet e fundit

Formula e Schumacherit me të cilën u bë kampion në vitin 2001 shitet për 16 milionë euro

Formula e Schumacherit me të cilën u bë kampion në vitin 2001 shitet për 16 milionë euro

25/05/2025
Përurohet pllaka përkujtimore dhe shkronjat e arta “UÇK” në Gurin e Plakës

Përurohet pllaka përkujtimore dhe shkronjat e arta “UÇK” në Gurin e Plakës

25/05/2025
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen

25/05/2025
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Real Madridit

25/05/2025
Zelenskyy: Heshtja nga SHBA vetëm inkurajon Putinin

Zelenskyy: Heshtja nga SHBA vetëm inkurajon Putinin

25/05/2025
Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

Kryeziu: S’po shohim reflektim nga partitë opozitare, po duan bllokadë sepse s’është çështja te emri i Albulena Haxhiut

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Formula e Schumacherit me të cilën u bë kampion në vitin 2001 shitet për 16 milionë euro

Formula e Schumacherit me të cilën u bë kampion në vitin 2001 shitet për 16 milionë euro

25/05/2025
Përurohet pllaka përkujtimore dhe shkronjat e arta “UÇK” në Gurin e Plakës

Përurohet pllaka përkujtimore dhe shkronjat e arta “UÇK” në Gurin e Plakës

25/05/2025
Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, prokuroria nis hetimet për çështjen

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.