Esat Isufi, djali i Xhevat Isufit, është kyçur drejtpërdrejt në një emision, teksa e ka quajtur shpifës dhe gënjeshtar Imer Imerin, vëllain e aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.
Reagimi i Isufit vjen pasi sonte u shpreh se kinse Jakup Krasniqi e ka vrarë babanë e tij, raporton Paparaci.
Xhevat Isufi ishte ndihmës-komandanti i Logjistikës për Zonën Operative të Shalës. Isufi, i cili tash është Hero i Kosovës, ishte vrarë në atentatin e 3 janarit 1999, në Smrekonicë.
“Më shqetësoi fakti prej një mysafiri që shpif. Ai është shpifës, gënjeshtar i krejt asaj çfarë tha”, tha Isufi.
Ai po ashtu u shpreh se Imerin nuk e njeh askush prej familjes së tij.
“Imer Imerin nuk e njeh askush prej familjes tonë, nuk ka marrë asnjë shënim apo ankesë për çka ka ndodhur gjatë luftës. Baba im ka qenë aktivist prej viteve 80-ta dhe pjesa e tjetër, çka ka ndodhur, baba jem nuk ka qenë rastësisht në luftë. Tash del një shpifës, çfarë është Imer Imeri të shpif se kinse Jakup Krasniqi e ka vrarë babën tem, është një gënjeshtër e kulluar”, shtoi ai në Debat Plus.