Këngëtarja e njohur, Violeta Kukaj, është shumë e pëlqyer për zërin dhe këngët e saj.
Krahas sukseseve të shumta në muzikë, ajo shpesh komentohet edhe për paraqitjet e saj.
Këngëtarja me origjinë nga Drenasi kujdeset që të duket bukur dhe tërheqëse në të gjitha prezantimet para publikut dhe duket se çelësi për ta bërë këtë është jeta e shëndetshme.
Ajo së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok një video, ku shihet duke bërë disa ushtrime intensive në palestër.
Nga pamjet, Kukaj duket se bën një ekzekutim perfekt të ushtrimeve nga disiplina ‘crossfit’, e që mesa duket e ndihmojnë të jetë në formë të mirë trupore.
Kjo video e këngëtares është komentuar në masë të madhe nga ndjekësit, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për vullnetin e saj. /Telegrafi/