E djathta serbe është përplasur me të ashtuquajturin drejtor të Zyrës “për Kosovë” në qeverinë serbe Petar Petkoviq dhe Kryetarin e të ashtuquajturit “Komision Parlamentar për Kosovën” Milovan Drequn, gjatë një raportimi me dyer të mbyllura dhe pa prezencë të mediave në një komision parlamentar. Brum për debat të ashpër ishte sërish Marrëveshja Bazë për Normalizim të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, temë këtë të cilën Drequn, siç thonë opozita serbe, refuzoi ta fus si pikë diskutimi në raportimin e komisionit.
Tabloidet nën kontrollin e qeverisë menjëherë shkruan se “opozita u soll me dhunë në fillim të Komisionit, shanë dhe fyen Petar Petkoviqin dhe u larguan nga komisioni” por ndryshe thotë opozita. “Opozita nuk ofendoi askë, por Petar Petkoviqi. Ai na quajti me emra dhe na krahasoi me Albin Kurtin”, thotë Millica Stamenovski nga e djathta ekstreme “Zavetnici”, siç e citoi Danas. Ajo tha se kanë kërkuar që plani frankogjerman të futet në agjendën e seancës, gjë për të cilën ka refuzuar Drequn.
Ndërkaq, Boshko Obradoviq, nga e djathta ekstreme “Dveri” tha se po provohet pezullimi i të gjithë punës parlamentare në mënyrë që “askush të mos të dëgjojë për pasojat e marrëveshjes frankogjermane”. “Nëse Marrëveshja është aq e mirë, as seanca e Komisionit Parlamentar nuk do të kishte qenë e mbyllur. Qeveria duhet të printojë edhe Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe dërgouani banorëve të Serbisë nëpër shtëpitë e tyre anembanë Serbisë, në të njëjtën mënyrë si ua dërgoni udhëzimet pensionistëve”, ka thënë Boshko Odradoviq.
Për dallim nga opozita, e cila pretendon se nuk ka pasur incidente Petar Perkoviq tha për “Informer” se ka qenë “dëshmitar i sjelljes së re të dhunshme dhe tërbimit të përfaqësuesve të opozitës” në mbledhjen e Komisionit, dhe se ai erdhi vetëm për të paraqitur para deputetëve në mbledhjen e raportit të komisionit.
“Nuk kishin kaluar as pesë minuta nga fillimi i seancës, kut Drequn si kryetar i Komisionit as nuk e kishte hapur seancën, menjëherë Boshko Obradoviq, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, deputetët e Jeremiqit filluan të bërtasin, të shajnë, ta mbivotojnë Drecun, të ngrihen në këmbë, për të krijuar kaos, duke kërkuar një lloj shtese në agjendën ditore, urdhër, dhe gjithçka për të përsëritur skenarin nga seanca speciale për Kosovën”, ka thënë Petkoviq, siç e citoi tabloidi.