Sot në shtëpinë e Ana Kabashit ka festë.
Kjo sepse, babai i këngëtares së njohur feston sot ditëlindjen.
Me këtë rast Ana hyri në Instagram, për të ndarë një urim publik për babain e saj.
Ajo ndau fjalët më të veçanta për të dhe uroi që çdo ditë të jetës ta kaloi i buzëqeshur me gjithë të mirat e tjera të pafundshme.
Gjithashtu në urimin ndaj tij, këngëtarja u shpreh falenderuese për gjithë edukatën, mirësjelljen dhe dashurinë që i ka dhënë i ati gjatë gjithë jetës.