Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar të rënët në betejën e zhvilluar në Rakoc dhe në Lagjen e Re të Kaçanikut.
Në këtë betejë ranë 28 dëshmorë të UÇK-së dhe 32 martirë.
Osmani ka shkruar se kjo betejë njihet si njëra ndër betejat më të rëndësishme në rajonin e Kaçanikut.
“Ajo e dëshmoi shpirtin liridashës të të rinjve e të rejave të kësaj treve dhe e vulosën përfundimisht vendosmërinë e tyre e të qytetarëve të Kaçanikut për ta fituar lirinë. Çmimi, fatkeqësisht, qe i lartë, por ideali i të rënëve u realizua”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.
Megjithatë në këtë postim të Presidencës vërehet se është ngatërruar emri i fshatit Rakoc të Kaçanikut, pasi diku shkruhet Ratkoc e diku tjetër Retkoc.