Këngëtarja shumë e dashur e publikut shqiptar, Xhensila Myrtezaj feston sot 30-vjetorin e lindjes. Urimi nga partneri i saj Bes Kallaku ka ardhur me të mbërritur mesnata.
“Urime Ditelindjen, e mira, e bukra, e ëmbla, mami me e mire ne bote, gjysma ime ma e mire. Te dua, te duam”, shkruan Besi krahas kartolinës së familjes së tyre.
Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë në media u aludua se Xhensila dhe Besi po kalojnë një krizë në martesën e tyre, por çifti i hodhi shpejt poshtë këto fjalë duke vërtetuar të kundërtën.