Real Madridi do të pres Villarrealin në kuadër të javës së 28-të në La Liga.
Edhe pse kanë mbetur prapa në luftë për titull, mbretërit janë në garë në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.
Vendi i dytë me 59 pikë, 12 më pak se Barcelona, i bën që ata të mendojnë më shumë për garat e tjera.
Carlo Ancelotti për këtë ndeshje ka vendosur të pushojë mesfushën, ndërsa në sulm luajnë Karim Benzema dhe Vinicius.
Në anën tjetër Chukwueze dhe Pino udhëheqin sulmin e Villarrealit.
Real Madrid: Courtois, L. Vázquez, Rudiger, Alaba, Nacho; Tchouameni, Asensio, Ceballos; Rodrygo, Benzema, Vinicius.
Villarreal: Reina, Foyth, Mandi, Pau Torres, Pedraza, Parejo, Baena, Lo Celso, Terrats, Chukwueze, Pino.